Kartat afirmuese janë mjeti i së ardhmes, që ju ndihmon të rrisni vetëdijen dhe vetëbesimin e fëmijëve tuaj. Të mbushura me fraza inkurajuese dhe ilustrime të këndshme, këto karta i nxisin fëmijët tuaj të ndihen të fuqishëm, të aftë dhe të sigurt për të eksploruar botën rreth tyre
Tregimet e këtij libri janë të ilustruara me momente nga jeta e përditshme e fëmijëve tanë, duke përcjellë mesazhe frymëzuese për t’i motivuar ata në veprime, mendime dhe sjellje të mira e pozitive, duke kultivuar gjithashtu dashurinë për njerëzit, për leximin dhe për jetën. Ky libër është krijuar për të ndihmuar fëmijët të mbjellin në zemrat dhe mendjet e tyre vetëbesimin, dashurinë, mirësinë, vlerësimin, dhembshurinë, shprehitë e mira, guximin dhe për t’i udhëhequr ata të arrijnë majat e sukseseve, ashtu siç ëndërrojnë.
Fëmijët janë si sfungjer, ata thithin gjithçka që u jepet. Prandaj, me këtë libër, unë dua t’i nxis fëmijët me motive që i frymëzojnë ata të jenë të dashur, të kujdesshëm dhe të lumtur në të ardhmen. Përmes mesazheve që japin këto tregime frymëzuese, libri ka për qëllim t’i inspirojë fëmijët me ide, bindje, ndjenja dhe dashuri, duke i inkurajuar ata të jenë sa më pozitivë në veprat, shprehitë dhe sjelljet e tyre.
Përmes historisë së djaloshit me emrin Deti, autorja paraqet një pasqyrë të bukur dhe emocionuese të lidhjes që mund të krijohet mes një fëmije dhe librit. Fëmijët do të ndihen të frymëzuar për të eksploruar botën e librave, duke kuptuar se leximi mund të jetë një udhëtim i pabesueshëm që u mundëson atyre të shohin botën nga kënde të ndryshme. "E Dua Leximin" nuk është vetëm një thirrje për të lexuar, por edhe një nxitje për të kuptuar se libri është një mik i mirë në çdo hap të jetës dhe një mjet për të përmirësuar aftësitë, kreativitetin dhe imagjinatën.
Ky libër është një mjet i shkëlqyer për t'u mësuar fëmijëve vlerat e falënderimit dhe për t'i inkurajuar ata të shprehin mirënjohjen në jetën e tyre. Libri ka për qëllim të ndihmojë fëmijët në ndërtimin e një mendësie pozitive dhe lumturie, përmes njohjes së gjërave të vogla që i bëjnë ata të ndihen mirë. Po ashtu, është një mundësi e shkëlqyer për t'u mësuar fëmijëve se mirënjohja është një mundësi e vazhdueshme për të shpërndarë dashuri dhe pozitivitet në jetën e tyre dhe të të tjerëve.
“Jam thellësisht mirënjohëse për librat që keni krijuar me dashuri për fëmijët tanë. Sapo ia lexova vajzës një nga tregimet tuaja para gjumit dhe ndjeva një ndjesi të ngrohtë, të thellë, sikur fjalët e librit të vinin drejtpërdrejt nga zemra. Që nga ajo natë, ajo ka filluar të reflektojë dhe të nxjerrë mësime nga tregimet – dhe kjo për mua është një mrekulli e vërtetë. Faleminderit që po frymëzoni fëmijët tanë me kaq dashuri, mençuri dhe dritë.”