Libra Motivues Për Fëmijë

Për prindërit që duan të japin një mundësi të vërtetë zhvillimi për fëmijët e tyre, mos blini me libra me perralla të zakonshme, ku vajza martohet me princin dhe jeton e lumtur përgjithmonë. Zgjidhni libra inkurajues që u mësojnë fëmijëve vlerat e vërteta si besimi në vetvete, mirënjohja, përkushtimi dhe guximi për të ndjekur ëndrrat. Këto libra ndihmojnë në ndërtimin e një karakteri të fortë dhe pozitive, duke forcuar mendësinë e tyre dhe i përgatitin për sukses në jetë.

Nje Zemer Mirnjohese

Fëmijë të Lumtur Prindër të Lumtur

Vajza e ka lexuar librin dhe po falënderon për gjithçka me shumë entuziazëm. Ajo më tha me një buzëqeshje të madhe: *“E kam mësuar nga libri i Kumrijes të jem mirënjohëse dhe falënderuese për gjithçka.”*  
Ky libër nuk është vetëm një histori për të lexuar, por një mësim i bukur për zemrën. Faleminderit që sillni dritë dhe vlera kaq të rëndësishme në jetën e fëmijëve tanë.
Sa herë që marrim librat tuaj, i presim me padurim. Vajza ka mbetur shumë e kënaqur me librin “E dua leximin” dhe është motivuar jashtëzakonisht shumë. Ky ishte viti i saj i parë që ka hyrë në botën e librave dhe është e rëndësishme për ne ta mbajmë gjallë këtë motivim.
Ju uroj shumë suksese dhe ju përgëzoj për këto libra kaq të dobishëm dhe frymëzues!

Ju mirëpresim me dashuri

Misioni ynë është të mbështesim prindërit në detyrën kaq të bukur dhe sfiduese të edukimit të fëmijëve. Jemi shumë të lumtur që tani je pjesë e këtij misioni dhe që na ndihmon ta bëjmë botën më të dashur dhe më të lumtur. Ne e shohim botën përmes syve të fëmijëve. Produktet tona janë të përshtatura sipas nevojave individuale të tyre, duke respektuar ndjeshmërinë dhe mënyrën e tyre unike të të menduarit . Ne zhvillojmë ide të reja për të krijuar përvoja unike që e motivojnë fëmijën të mësojë në mënyrë argëtuese dhe kreative, përmes librave, lojës dhe eksplorimit. Çdo produkt ynë krijohet me përkushtim të plotë për të përmbushur standardet më të larta të cilësisë, duke siguruar qëndrueshmëri dhe përdorim afatgjatë. Për çdo lloj pyetjeje rreth Produkteve tona apo histori që dëshironi të ndani me ne, në lidhje me fëmijët ose jo, ju mirëpresim me dashuri të na kontaktoni më poshtë.